Daut Haradinaj: Vjosa Osmani është “servis” i Kurtit, jo presidente e vendit

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka kritikuar ashpër presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, duke e akuzuar se nuk po e ushtron me përgjegjësi rolin e saj kushtetues, por se po shërben si “instrument politik” i kryeministrit Albin Kurti. , Haradinaj tha se Osmani nuk po e përmbush detyrën e saj presidenciale, por po vepron sipas interesave politike personale, duke u përpjekur të sigurojë pozicionin e saj pas zgjedhjeve të prillit. “Presidentja është një servis i kryeministrit, një kalkulator personal që shikon mundësinë të gjejë veten pas prillit. Nëse e sheh te opozita, do të jetë me opozitën; nëse e sheh te VV-ja, do të jetë me Kurtin,” deklaroi Haradinaj, duke shtuar se Osmani nuk ka lidhje reale me funksionin presidencial.

Kontrolloni gjithashtu

Zahrije Podrimqaku, mes lotësh para mediave rrëfen torturat nga gardiania Nadica Cvetkoviq

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë është mbajtur seanca fillestare ndaj të akuzuarës Nadica Cvetkoviq, e …