leoni

PDK: Pezullimi i Dialogut Strategjik nga SHBA, pasojë e veprimeve të papërgjegjshme të Kurtit

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësim të thellë për vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për pezullimin e Dialogut Strategjik me Kosovën, një proces i rëndësishëm për marrëdhëniet tona politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Ky zhvillim është pasojë e veprimeve të pamatura të Qeverisë në largim dhe të kryeministrit Albin Kurti, të cilat kanë dëmtuar rëndë raportet me aleatin tonë kryesor dhe mbështetësin historik të shtetësisë së Kosovës, ShBA-në.

Marrëdhënia me SHBA është interes jetik kombëtar dhe nuk mund të vihet në rrezik nga populizmi apo konfliktet politike. PDK rithekson përkushtimin për ta ruajtur dhe forcuar këtë partneritet strategjik.

Pas sanksioneve të BE-së dhe vendimit të fundit të ShBA-së, është e qartë se Kosova po shkon në një drejtim të rrezikshëm. Kjo kërkon bashkimin e forcave properëndimore për të garantuar një qeverisje të përgjegjshme që e rikthen vendin në rrugën e sigurt të integrimit euroatlantik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura, kritikon ashpër Presidenten: Heshtja ndaj martirit 7-vjeçar tregon mungesë respekti institucional

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, ka reaguar ashpër ndaj mungesës së vizitës së …