Artan Behrami: Emërimi i gjykatësve nga EULEX tregon se Specialja nuk është e Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka reaguar pas vendimit të shefit të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, për të emëruar Christopher Gosnell si gjykatës të ri në Gjykatën Speciale. Behrami tha se ky veprim është një dëshmi e qartë se Gjykata Speciale nuk është institucion i Kosovës, por funksionon jashtë sovranitetit të saj. “Për ata që ende mendojnë se Gjykata Speciale është e Kosovës: shikoni se si shefi i EULEX-it i emëron gjykatësit e Speciales. Prandaj këta nuk u raportojnë institucioneve të Kosovës, por u raportojnë EULEX-it dhe UNMIK-ut”, shkroi ai. Christopher Gosnell është emëruar të premten si gjykatës i ri në Dhomat e Specializuara në Hagë, duke ringjallur debatet për varësinë e kësaj gjykate nga strukturat ndërkombëtare dhe mungesën e kontrollit institucional të Kosovës mbi të.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …