Ministria e Shëndetësisë ka marrë vendim dhe ka shpallur Pejën, zonë karantine si shkak i rasteve të shumta më COVID-19

AAK-ja në Pejë, fton qytetarët që të bashkohen në protestën e nesërme kundër demarkacionit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Dega në Pejë, ka ftuar qytetarët që të bashkohen në protestën e nesërme në Pejë, kundër demarkacionit. Në një njoftim për media, thuhet se nënshkrueseve të demarkacionit dhe treshes Thaçi, Mustafa, Veseli nuk ju mjaftuan nënshkrimet e peticionit, thirrjet publike që mos të pranojnë këtë formë të demarkacionit. “Atyre nuk u mjaftuan as protestat në Pejë, Rugovë e Podgurë, nuk mjaftuan dy rezoluta të përbashkëta të të gjitha subjekteve politike të përfaqësuara në Asamblenë Komunale të Pejës, rezoluta e Kuvendit të Kosovës, nuk ju mjaftuan sqarimet e ekspertëve, faktet e dëshmitë e shumta. Këtyre qeveritarëve nuk po ju mjafton realiteti por dëshirojnë me çdo kusht të ratifikojnë këtë formë të demarkacionit edhe pse Kosova po humbë 8200 hektarë. Peja edhe një herë nesër më 27 gusht të dalë masovikisht në protestë në ora 12 në qendër të qytetit me qëllim që atyre që marrin vendim deputetëve tu tregohet se Peja nuk e pranon këtë formë të demarkacionit dhe në këtë qëndrim Peja është unike pa dallime partiake, duke përjashtuar kryetarin e Komunës, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkimi Evropian reagon për publikimin e listës së 50 bizneseve që përfituan, e quan pozitiv drejt transparencës

Tomash Szunyog: Rruga e Kosovës drejt BE-së, kalon përmes dialogut dhe normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian, në Kosovë, Tomash Szunyog, ka adresuar çështjen e integrimit …