Në mesin ambasadorëve që pritet të shkarkohen nga Qeveria Kurti është edhe veprimtari, Nait Hasani, ambasador në Shqipëri

Nait Hasani: Mbajtja e drejtuesve të UÇK-së në paraburgim është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe UÇK-së

Duke folur për procesin e padrejtë që po zhvillohet në Gjykatën e Hagës, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani ka vlerësuar se mbajtja drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në paraburgim është dëmi më i madh që i është bërë Kosovës dhe UÇK-së. Ushtria Çlirimtare e Kosovës është lufta, gjaku e liria jonë.  Sot është një motiv, një vullnet i jashtëzakonshëm për të mbrojtur vlerat e luftës dhe bashkë me ta t’i qojmë porosi secilit nëpër secilën shtëpi, secilën zyre të bashkësisë ndërkombëtare që është një padrejtësi që bëhet nga Dhomat e Specializuara. Ushtria Çlirimtare është lufta jonë, gjaku jonë, liria jonë. Kështu që nuk durojmë padrejtësi, kjo padrejtësi të fshihet dhe gjykata duhet të lirojë krerët e UÇK-së”, ka theksuar mes tjerash për Kosovapres, deputeti, Nait Hasani.

Kontrolloni gjithashtu

Samiti BE–Ballkani Perëndimor mbahet sot, Edi Rama niset drejt Brukselit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është nisur pasditen e së martës drejt Brukselit, ku do …