Avokati i Thaçit: Sot fillon kapitulli i ri për të vërtetën e Kosovës së vitit 1999

Avokati kryesor i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Pierre Prosper, ka deklaruar se seanca e sotme në Dhomat e Specializuara në Hagë do të jetë një pikë kthese për zbardhjen e të vërtetës historike lidhur me ngjarjet e vitit 1999. Prosper u shpreh se procesi i mbrojtjes do të tregojë fakte të reja, të cilat sipas tij do të dëshmojnë se Thaçi nuk ka asnjë përgjegjësi për akuzat e ngritura nga Prokuroria. “Presidenti falënderon të gjithë që po e përkrahin në këtë proces. Sot do të kthehemi në realitet, duke treguar të vërtetën se çfarë ka ndodhur me të vërtetë në Kosovë në vitin 1999. Do të jetë fillimi i një etape të re, ku prova të reja do të shpalosen dhe do të dëshmojnë se presidenti nuk është përgjegjës për akuzat që i janë bërë”, tha Prosper. Avokati theksoi gjithashtu se pret një vendim të drejtë në fund të gjykimit, duke theksuar se nëse gjykata ndjek të vërtetën, rezultati i procesit do të jetë pafajësia e Thaçit. s“Shpresoj për një vendim të drejtë në fund. Nëse Gjykata kërkon të vërtetën, atëherë Thaçi do të shpallet i pafajshëm”, shtoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti vazhdon të injorojë Tiranën zyrtare, teksa Shqipëria forcon rolin në mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej kohësh po kritikohet për injorimin e Tiranës …