Pren Marashi: “Kokat” e shtetit që nuk e duan UÇK-në, sot në Koshare edhe familjarët e dëshmoreve nuk i lejuan të shkojnë para tyre

Pren Marashi: Për mohuesit e UÇK-së — mjaftë me injorancën dhe turpin e mbjellë

Pren Marashi, komandant i Batalionit të Katërt të Brigadës 138 të UÇK-së ,në Zonën Operative të Dukagjinit, ka shkruar një reagim publik. Ai ka vlerësuar lartë dëshminë e ish-ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, por i ka bërë apel opinionit publik që të mos pranojë më shtrembërimet e historisë dhe mohimin e sakrificave të luftëtarëve të lirisë. “Për ata që lindën pas luftës, për ata që i indoktrinuan pasardhësit e tyre kundër luftëtarëve të lirisë dhe UÇK-së: duhet të marrin mësime historie — jo me kosto, por falas — për atë çka ka kushtuar çlirimi i vendit tonë. Turpi i mohuesve dhe frikacakëria e disa prej tyre do t’ua mbajë emrin mbi shpinë gjithë jetën”, ka thënë Marashi. Ai ka dënuar ashpër përpjekjet për të relativizuar rolin e UÇK-së dhe ka kërkuar që debati publik të bazohet në fakte dhe dokumente historike, jo në tentativat e reja për të shpërndarë diskriminim moral kundër atyre që dhanë jetën për lirinë. Marashi ka shtuar se kujtesa kolektive duhet mbrojtur dhe se çdo sulm ndaj figurave të UÇK-së është sulm ndaj vetë sakrificës së popullit të Kosovës. “Historia nuk ndryshohet me shpifje e as me mohime; ajo vërtetohet me dokumente, dëshmi dhe me respekt për të rënët. Ne do të vazhdojmë t’i ruajmë të vërtetat e luftës dhe nuk do t’i lejojmë asnjë kthese të errësojë memorien tonë kombëtare”, përfundoi ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Kurti vazhdon të injorojë Tiranën zyrtare, teksa Shqipëria forcon rolin në mbrojtje

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, prej kohësh po kritikohet për injorimin e Tiranës …