Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu ka pritur në takim drejtuesit dhe anëtarët e Ansamblit Artistik të Këngëve dhe Valleve (AAKV) “Kastriotët” nga Ferizaj, të cilë morën pjesë në Festivalin e 17-të Ndërkombëtar të Kulturës në Prefekturën e Ankarasë, Bashkinë Çubuk në Ankara dhe Bashkia Inegol në Bursa. Me këtë rast Ansambli Kastriotët nga ky Festival, përveç takimeve protokollare me drejtuesit e këtyre bashkive, komunitetin kulturor, përfaqësimin e këngës e valles shqipe, u kthyen me çmimin për performancën më të mirë, ndërsa koreografi z. Bajram Tahiri u nderua me titullin e veteranit të festivalit.
Kryetari Aliu gjatë takimit i përgëzoj drejtuesit dhe anëtarët e AAKV “Kastriotët” për këtë sukses dhe për urat e bashkëpunimeve që po krijojnë me përfaqësimin e vlerave kulturore të qytetit të Ferizajt.