Avdullah Hoti: Kufiri i BE-së së shpejti në Vërmicë, më pas ta çojmë në Merdare

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka përgëzuar Shqipërinë për hapjen e kapitujve të rinj në negociatat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke e cilësuar këtë si një arritje historike për mbarë shqiptarët. Hoti është shprehur optimist se deri në fund të këtij viti Shqipëria do të hapë edhe pesë kapitujt e mbetur, duke theksuar se ky proces ka rëndësi të madhe edhe për Kosovën. “Pas hyrjes në NATO, kjo është arritja tjetër historike jo vetëm për Shqipërinë, por për gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Ëndrra historike e shqiptarëve për rikthim në familjen evropiane po realizohet hap pas hapi. Për kosovarët është tepër me rëndësi që kufiri i BE-së të jetë së shpejti në Vërmicë, e pastaj na mbetet neve që këtë kufi ta lëvizim më tutje në Merdare”, ka shkruar Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Robert Bosch

Robert Bosch: Gjykata Speciale nuk është për drejtësi, por për t’i shërbyer Serbisë

Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, ka kritikuar ashpër procesin gjyqësor që po mbahet …