Arsim Bajrami

Arsim Bajrami: Dëshmia e James Rubin – rrëzim i akuzës së montuar ndaj UÇK-së

Sot përfundoi dëshmia e James Rubin para Gjykatës Speciale në Hagë. Kjo dëshmi ishte historike, sepse solli një rrëfim autentik të qeverisë amerikane mbi luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Me argumente të fuqishme dhe të pakundërshtueshme, Rubin e rrëzoi konstrukcionin artificial të akuzës për të ashtuquajturën “ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Gjatë tri ditëve të dëshmisë, Rubin dëshmoi qartë për rolin e presidentit Hashim Thaçi në ndërtimin e paqes dhe krijimin e partneritetit strategjik me NATO-n, dhe shtetet perëndimore. Si anëtar i delegacionit të Kosovës në Rambuje, në cilësinë e këshilltarit ligjor, e vlerësoj se kjo dëshmi e fuqishme duhet ta kthejë procesin gjyqësor në binarët e tij të drejtë – të mbështetur vetëm në të vërtetën dhe drejtësinë që Rubin e shfaqi pa ekuivok. Jam i bindur se edhe miku im i Rambujesë, Paul Williams, me të cilin punuam tri javë krah për krah në atë proces historik, do të japë dëshmi autentike për të vërtetën e Rambujesë dhe rolin vendimtar të Thaçit. Nëse ky gjykim synon drejtësi të vërtetë dhe paanësi, si jurist karriere kam bindjen e thellë se procesi do të përfundojë me një aktgjykim lirues.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …