Rutte pas takimit me Ramën: Shqipëria, një aleate e palëkundur e NATO-s

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi të mërkurën në Bruksel një takim me sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte. Shefi i Aleancës e vlerësoi Shqipërinë si një partnere të besueshme dhe të përkushtuar, duke theksuar kontributin e saj të vazhdueshëm në sigurinë euroatlantike. “Shqipëria është një aleate e palëkundur. Ju do të arrini objektivin e 2 për qind të shpenzimeve ushtarake. Aleanca ka nevojë për një bazë më të fortë industriale, dhe Shqipëria po ndihmon shumë edhe në mbështetjen për Ukrainën”, u shpreh Rutte. Ai nënvizoi gjithashtu rolin e forcave shqiptare në kuadër të misioneve të NATO-s: “Ju po merrni pjesë me trupat euroatlantike në Letoni dhe jeni të pranishëm në Kosovë përmes KFOR-it. Dua t’ju falënderoj që jeni një aleat i palëkundur. NATO mund të mbështetet te Shqipëria – dhe Shqipëria e di që gjithmonë mund të mbështetet te NATO. Faleminderit për gjithçka që po bëni”.

Kontrolloni gjithashtu

Rufki Suma

Rufki Suma: Fitër Bajrami na udhëheq drejt humanizmit dhe solidaritetit

Deputeti i Kuvendit te Kosoves, Rufki Suma ka përcjellë një mesazh urimi me rastin e …