Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas dëshmisë së ish-Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, James Rubin, në Gjykatën Speciale në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Në një postim në rrjetet sociale, Rama e ka quajtur të padrejtë dhe politik procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke theksuar se ky proces ka dëmtuar rëndë imazhin e drejtësisë ndërkombëtare. “LIRIA KA EMËR. Nga dëshmia e ish-Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin, në Hagë, ku një proces shtangës ka njollosur keq drejtësinë ndërkombëtare…”, ka shkruar Rama. Rubin, gjatë tri ditëve të dëshmisë së tij, theksoi se Thaçi nuk kishte rol ushtarak në UÇK, por ishte i përkushtuar për sigurinë e shqiptarëve dhe arritjen e pavarësisë së Kosovës. Reagimi i Ramës përforcon zërat politikë që e shohin këtë proces si selektiv dhe të ndikuar nga kalkulime gjeopolitike, më shumë se nga drejtësia.

epa08516638 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci (L) welcomes Prime Minister of Albania Edi Rama (R) in Pristina, Kosovo 29 June 2020. According to media reports, the Specialist Prosecutor's Office (SPO) in The Hague on 24 June 2020 filed a ten-count indictment with the Kosovo Specialist Chambers (KSC) against Thaci, on charges of alleged 'crimes against humanity and war crimes, including murder, enforced disappearance of persons, persecution, and torture.' EPA-EFE/VALDRIN XHEMAJ