Williams në Hagë: Fonde të kushtëzuara, tensione mes Bukoshit dhe UÇK-së – akuza, dyshime dhe boshllëqe në koordinimin politik të luftës

Rrëfimi i Williams-it, në Hagë hedh dritë mbi një nga pikat më të ndjeshme të historisë së luftës në Kosovë – raportin mes qeverisë paralelë në ekzil dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, veçanërisht çështjen e fondeve të diasporës. Ai përshkroi hezitimin e Bujar Bukoshit për të ndarë mjete financiare për UÇK-në, duke theksuar se ato kishin qenë të mbledhura për arsimin dhe shëndetësinë paralelë, ndërkohë që brenda Kosovës zhvillohej një luftë për mbijetesë. Ky dallim në prioritetet politike dhe konkurrenca mes LDK-së dhe UÇK-së, sipas Williams, ushqeu tensione, mosbesim dhe madje akuza për keqpërdorim të qindra milionëve marka gjermane. Në sallën e gjyqit, Williams tregoi kujdes duke mos i marrë të mirëqena akuzat e ashpra që qarkullonin kundër Bukoshit, përfshirë pretendimet për financim të vrasjeve të komandantëve të UÇK-së, duke i cilësuar ato më shumë si retorikë e kohës sesa fakte të verifikuara. Megjithatë, dëshmia e tij nxjerr në pah një realitet: mungesën e një koordinimi të unifikuar mes institucioneve paralele dhe strukturave të armatosura, gjë që shpesh përplasi vizionin politik institucional me urgjencën ushtarake të UÇK-së. Në thelb, kjo dëshmi e Williams nuk është vetëm për fonde, por për një çarje të madhe politike dhe strategjike që shoqëroi Kosovën në vitet e fundit të luftës – një çarje mes “institucionalistëve” dhe “çlirimtarëve”, që edhe sot mbetet pjesë e debatit politik e historik në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Jonathan Moore: Pezullimi i dialogut strategjik, pasojë e politikës kundër interesave amerikane nga Kurti

Ish-diplomati amerikan Jonathan Moore, në një intervistë ekskluzive për emisionin Rubikon në Klan Kosova, dha …