Krerët e komunës së Skënderajt takuan banorët e Klinës së Epërme dhe Klinës së Mesme

Kandidati nga radhët e PDK-së për kryetar të komunës së Skënderajt në zgjedhje lokale që do të mbahen më 12 tetor, z. Sami Lushtaku i shoqëruar nga kryetari i komunës, z. Fadil Nura kanë takuar banorët e fshatrave, Klinë e Epërme dhe Klinë e Mesme.

“Zhvilluam takime të ngrohta me banorët e Klinës së Epërme dhe Klinës së Mesme, ku bashkëbiseduam hapur për programin tonë dhe për vizionin që kemi për zhvillimin e komunës sonë në mandatin e ardhshëm.

Mbështetja e qytetarëve në këto tubime na jep forcë dhe motivim të madh për të vazhduar rrugën tonë të përbashkët drejt fitores së 12 tetorit”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, nënkryetari aktual i komunës së Skënderajt, z. Sami Lushtaku.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e Sindikatës së Punëtorëve të KRM “Pastërtia”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu është nderuar me mirënjohje nga drejtuesit e …