Kabineti “Rama 4” betohet para Presidentit Begaj, nis mandati me ministre të parë për digjitalizim

Më 19 shtator 2025, kabineti i ri qeveritar i kryeministrit Edi Rama u betua zyrtarisht para Presidentit Bajram Begaj. Pas leximit të dekretit dhe formulës së betimit nga Presidenti, ministrat vendosën dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë dhe u zotuan për ushtrimin e detyrës. Vetëm një ditë më parë, Kuvendi i Shqipërisë miratoi programin qeverisës dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave me 82 vota pro, pa asnjë votë kundër apo abstenim.mRisia e këtij mandati është krijimi i postit të ministres së digjitalizimit, që për herë të parë në një qeveri shqiptare do të mbajë emrin “Diella”. Ky zhvillim sinjalizon prioritetin e qeverisë për transformimin teknologjik dhe përshpejtimin e proceseve të digjitalizimit në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Thaçi nga Haga: “Liria e Kosovës është monument i Adem Demaçit”

Në kuadër të procesit gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, është …