leoni

Hykmete Bajrami: Inflacioni në gusht më i lartë se vitin e kaluar, pavarësisht “lajmit të mirë” të Muratit

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, bazuar në statistikat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), tha se inflacioni në gushtin e këtij viti ishte më i lartë për 4.5% sesa që ishte në gushtin e vitit të kaluar. Ajo iu referua një postimi të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, i cili pak më herët dha “një lajm të mirë” se Bruto Produkti Vendor u rrit me 4.58% më shumë për tremujorin e dytë të këtij viti (prill-qershor) sesa që ishte për periudhën e njëjtë vitin e kaluar. “Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, për muajin gusht 2025 inflacioni është 4.5% më i lartë se në muajin gusht 2024. Pyeteni Hekuran Muratin se çfarë lajmi është ky për Kosovën”, ka shkruar Bajrami.

Kontrolloni gjithashtu

Analisti, Artan Behrami kritikon Albin Kurtin për veprime populiste

Artan Behrami: PDK nuk e mbështet qeverinë e re, Kosova duhet të shkojë sa më shpejt në zgjedhje

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka përsëritur qëndrimin e qartë të partisë …