Kushtrim Gara: Serbia po vazhdon të pengojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të zhduku

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka thënë se Serbia po vazhdon të pengojë procesin për zbardhjen e fatit të personave të zhdukur dhe se po kërkon të rishikojë termat e referencës të dakorduara në dhjetor të vitit 2024. Ai ka shtuar më tutje se institucionet e Kosovës kanë trajtuar vazhdimisht çështjen e të pagjeturve si një prioritet dhe se Serbia po e politizon këtë temë. “Serbia ka shfaqur atë përpjekjen e saj të vazhdueshme për politizim edhe të çështjeve, këtë rast edhe të temës së personave të zhdukur që rrjedhimisht kjo kërkesë para së gjithash nënkupton një mosgatishmëri për të zbatuar ose për të adresuar zotimet që janë paraparë në deklaratën e datës 2 maj dhe pashmangshëm në mesin e zotimeve ose zotimit kyç në këtë rast përfshihen edhe zotimet për hapjen e arkivave të institucioneve të Serbisë, përgjegjëse për krimet e përmasave gjenocidiale apo edhe zotimet për adresim pa vonesë të gërmimeve të lokacioneve tani më të shënuara në territorin e Serbisë”, ka thënë mes tjerash për Ekonomia Online, Kushtrim Gara.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se zgjedhjet e …