Kadri Kryeziu: Ish-ndihmëssekretari i shtetit, James Rubin e tha në Hagë atë që shumëkush ka frikë ta thotë

Ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka vlerësuar se duke dëshmuar në Gjykatën Speciale në Hagë, ish-ndihmëssekretari i shtetit, Xhejms Rubin e tha atë që shumëkush ka frikë ta thotë. James Rubin, diplomati amerikan që e njeh Kosovën nga Rambujeja e deri te bisedimet e demobilizimit të UÇK-së, tha këtë javë në Hagë diçka që shumëkush ka frikë ta thotë: ish-udhëheqësit e luftës për liri janë mbajtur në paraburgim mbi pesë vjet, megjithëse u dorëzuan vetë, nuk u arratisën dhe nuk paraqitën rrezik për drejtësinë. Në çdo demokraci funksionale, kjo do të ishte skandal. Paraburgimi është përjashtim, jo rregull. Ta kthesh në gjysmë dekade izolimi pa vendim gjyqësor nuk është drejtësi; është ndëshkim pa fajësi të provuar. Dhe kur një gjykatë që mburret me standardet e saj pranon këtë abuzim, ajo bie ndesh me parimet që pretendon se mbron. Po, krime janë kryer. Askush nuk e mohon këtë. Por ta shpallësh një lëvizje të tërë çlirimtare — të lindur si përgjigje ndaj spastrimit etnik të Beogradit — fajtor kolektiv, është të fshish kontekstin moral dhe të mohosh të vërtetën historike. E drejta ndërkombëtare duhet të ndajë krimet individuale nga kauza e drejtë në të cilën ato ndodhën. Përndryshe, ajo shndërrohet në farsë që i shërben kujtdo, veçse drejtësisë” ka shkruar mes tjerash, ish anëtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se zgjedhjet e …