Gratë e Kosovës që merren me biznis po përballen me vështirësi të vazhdueshme

Gratë e vendit tonë që merren me biznis po përballen me vështirësi të vazhdueshme. Ato kanë kërkuar përkrahje nga qeveria në mënyrë që ato të kenë mundësi për të investuar në pajisje dhe lehtësira për qasjen në treg. Pronarja e biznesit “99 lule”, Havushe Bunjaku ka deklaruar se gratë biznesmenë në Kosovë janë duke u ballafaquar me vështirësi të shumta dhe pavarësisht pasionit të madh, nuk po arrijnë të kenë rezultate çfarë synojnë. “Ngritja e rrymës ndikon në rritjen e çmimit të produktit edhe në këtë krizë kur ta rritësh çmimin e produktit menjëherë edhe e vëren që bie edhe shitja. Nga qeveria kërkojmë shumë më shumë vëmendje, përveç përkrahjes sepse thashë është biznes i kushtueshëm dhe vazhdimisht kërkon përkrahje. Në anën tjetër edhe investimi te gratë përkrahet edhe këto kanalizimi i tregut më shumë me ju dhënë hapësirë prodhuesve vendor, sidomos tregtarë të mëdhenj dhe markete e mëdha” ka porositur, pronarja e biznesit “99 lule”, Havushe Bunjaku.

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku

Vlora Çitaku: Në krizën aktuale politike, zgjedhjet e reja janë të paevitueshme

Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku ka vlerësuar se zgjedhjet e …