Eksperti i jashtëzakonshëm nga Shtetet e bashkuara të Amerikës, Daniel Server ka shfaqur kritika ndaj Qeverisë Kurti. Profesori në universitetin prestigjioz “Xhon Hopkins” ka thënë se kjo qeveri nuk është duke bërë gjënë e duhur për ruajtjen dhe kultivimin e raporteve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pse mbështetja e saj për Kosovën është e domosdoshme. “Mbështetja e SHBA-së është thelbësore në shumë drejtime, por më e rëndësishmja lidhet me praninë e ushtarëve amerikanë në terren. Kosova do të dëshirojë t’i mbajë ata aty. Dhe, unë mendoj se duhet të mbeten aty” ka theksuar eksperti, Daniel Server për Radion Evropa e Lirë. Ai ka shtuar më tutje se Kosova t’i forcojë marrëdhëniet edhe me aleatë të tjerë, veçanërisht në kohën kur SHBA-ja po shpërqendrohet nga prioritetet e tjera globale. Në mënyrë të veçantë, ai përmend Japoninë, Korenë e Jugut, Greqinë. “Ka opsione të tjera, edhe pse asnjëri nuk është i mirë si amerikanët. Por, nëse bashkoni një grup miqsh, mund ta kompensoni disi humbjen e vëmendjes amerikane. Nuk jam i sigurt nëse Qeveria e Kosovës po e bën këtë, dhe është e vështirë për një qeveri në detyrë ta bëjë këtë” ka theksuar eksperti, Daniel Server.
