Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Enkel Rexhepi ka reaguar ndaj praninë së hoxhës Nexhmedin Saqipi nga Tërnoci i Madh në paradën ushtarake në Beograd. “Parada ushtarake e Beogradit nuk ishte vetëm spektakël ceremonial, por marshim i hapur e madje antishqiptar. Ishte demonstrim i një ushtrie që shqiptarët e njohin mirë: 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢 𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞̈𝐬, 𝐤𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐬𝐩𝐚𝐬𝐭𝐫𝐢𝐦𝐞𝐯𝐞 𝐞𝐭𝐧𝐢𝐤𝐞. Ky është provokim për rajonin, por edhe ndaj popullit tonë, është edhe fyerje e rëndë ndaj dinjitetit kombëtar. Në këtë sfond, pjesëmarrja e myftiut shqiptar është akt i turpshëm dhe i papranueshëm. Ai nuk përfaqëson komunitetin tonë, por është bërë 𝐯𝐞𝐠𝐞̈𝐥 𝐞 𝐩𝐫𝐨𝐩𝐚𝐠𝐚𝐧𝐝𝐞̈𝐬 serbe, pjesë e 𝐥𝐮𝐟𝐭𝐞̈𝐬 𝐡𝐢𝐛𝐫𝐢𝐝𝐞 që synon ta thyejë moralin tonë përmes rekrutimit të individëve kundër interesit të vet kombit. Si rasti i ministrit Demo Berishës. Ky është cenim flagrant i nderit dhe dinjitetit shqiptar dhe nuk mund as të pranohet, as të relativizohet, as të mbulohet me justifikime”, ka shkruar kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, Enkel Rexhepi.
