Radio-Evropa e Lirë, intervistë me Charles Kupchan, ekspert i Këshillit për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA

Charles Kupchan: Nëse Qeveria vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA kjo do të ishte vetë shkatërruese për Kosovën

Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington ka tërhequr vërejtjen se nëse Qeveria vazhdon të dëmtojë marrëdhëniet me SHBA kjo do të ishte vetë shkatërruese për Kosovën. Ai ka porositur që Kosova të mbaj raporte të mira me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. “Mendoj se do të ishte e papërgjegjshme dhe vetëshkatërruese nëse Qeveria në Kosovë vazhdon të ndërmarrë hapa që dëmtojnë marrëdhënien me një vend që ka qenë një mbështetës aq i fortë. Kosova mund të mbajë marrëdhënie të mira me Evropën dhe SHBA-në vetëm nëse shihet se po negocion me mirëbesim dhe në mënyrë konstruktive, për të çuar rajonin përpara” ka deklaruar për Radion Evropa e Lirë, Charles Kupchan nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në Uashington.

Kontrolloni gjithashtu

Jefry Hovenier: Kosova rrezikon të humbë besimin e SHBA-së nëse nuk vepron për projektet e gazit

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka paralajmëruar se Kosova mund të …