Kryetari Haliti falënderon nga zemra qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme në javën e parë të fushatës

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti përmes profilit të tij në facebook ka falënderuar nga zemra qytetarët vitias për mbështetjen e jashtëzakonshme që i dhanë në javën e parë të fushatës.

Bashkëqytetarë të dashur,

Nga zemra ju falënderoj për mbështetjen e jashtëzakonshme që më keni dhënë në javën e parë të fushatës.

Ju premtoj se së bashku do ta çojmë përpara progresin e Vitisë. Vitinë e avancuam bashkë, dhe bashkë do ta ngremë në një nivel krejt tjetër, më modern, më të zhvilluar e më dinjitoz. Me besim, me punë dhe me përkushtim, do ta bëjmë qytetin tonë shembull për gjithë Kosovën.

Zoti ju bekoftë të gjithëve, thuhet në postimin e kryetarit të Vitisë, z. Sokol Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i këshillit organizativ për nderë të 17 SHKURTIT, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot, në ambientet e Komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e nënkryetarit, z. Betim Zllanoga, është …