Edita Tahiri: Kosova rrezikon të mbetet e izoluar pa rikthimin e përkrahjes amerikane

Ish-shefja e ekipit negociator të Kosovës, Edita Tahiri, ka ngritur shqetësimin se pas pezullimit të dialogut strategjik nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kosova po ecën e vetme në skenën ndërkombëtare. Ajo vlerëson se kjo gjendje përbën një alarm serioz për politikën e jashtme të vendit, duke theksuar nevojën për veprime të shpejta dhe të matur nga institucionet kosovare. Partneriteti me SHBA-të ka qenë shtylla kryesore e shtetësisë së Kosovës, që nga koha e luftës dhe shpalljes së pavarësisë, deri tek proceset aktuale të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar. Humbja ose dobësimi i kësaj mbështetjeje, paralajmëron Tahiri, do ta linte Kosovën të ekspozuar ndaj presioneve të Serbisë dhe ndikimeve të aktorëve të tjerë rajonalë e globalë. “Kosova po ecën e vetme që nga dita e pezullimit të dialogut strategjik nga Amerika. Ende ka shanse që vendi të rimarrë veten dhe ta ketë sërish pranë vetes Amerikën – kanë mbetur edhe disa ditë,” tha Tahiri, duke nënkuptuar se koha për reflektim politik është e kufizuar.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati

Hysni Gucati: Gucati godet Vetëvendosjen, UÇK-në e kanë në majë të gjuhës, por jo në zemër

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratës …