BDI: As Mickoski, as vegla e tij VLEN, shqiptarët vetë do të vendosin për përfaqësuesit e tyre

Aleanca Kombëtare për Integrim ka akuzuar hapur partinë shqiptare VLEN për mungesë reagimi ndaj veprimeve dhe politikave të VMRO-DPMNE-së, duke e cilësuar atë si të heshtur, të nënshtruar dhe pa legjitimitet. Sipas komunikatës së partisë, VLEN nuk ka reaguar ndaj iniciativës së VMRO-së në Gjykatën Kushtetuese kundër ligjit për gjuhën shqipe, ndaj heqjes së balancuesit si mekanizëm mbrojtës për përfaqësim të drejtë në administratë, dhe ndaj mosndëshkimit të policit që përdhosi flamurin shqiptar në Kumanovë. Aleanca Kombëtare për Integrim vlerëson se VLEN nuk ka reaguar as ndaj partnerit të vogël të Mickoskit, ZNAM, që i ka fyer dhe poshtëruar shqiptarët, duke krijuar një imazh të vasalitetit politik përballë liderëve maqedonas dhe ndërkombëtarëve.  “Shqiptarët meritojnë të zgjedhin vetë përfaqësuesit e tyre, jo Mickoski, jo VMRO dhe jo veglat e tyre politike,” thuhet në komunikatë. Aleanca Kombëtare për Integrim bën thirrje për mobilizim të gjerë qytetar dhe për të siguruar pjesëmarrje aktive në referendum, si hap vendimtar për të garantuar përfaqësim të barabartë dhe mbrojtjen e të drejtave të komunitetit shqiptar në Maqedoni.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati

Hysni Gucati: Gucati godet Vetëvendosjen, UÇK-në e kanë në majë të gjuhës, por jo në zemër

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratës …