Sindikata e Sektorit Privat kërkon 600 euro pagë minimale pas zgjedhjeve

Kryetari i Sindikatës së Sektorit Privat, Jusuf Azemi, ka deklaruar se paga minimale prej 350 euro në Kosovë është e pamjaftueshme për të mbuluar nevojat bazë të një punëtori. Ai tha se me një pagë prej 320–330 eurosh “nuk mund të mbijetohet”. Azemi theksoi se deri më 12 tetor, sindikata nuk do të ndërmarrë veprime protestuese, duke e shpallur këtë periudhë si “muajin e heshtjes” për të mos ushtruar presion para zgjedhjeve lokale. Megjithatë, ai paralajmëroi se menjëherë pas zgjedhjeve, kërkesa për rritjen e pagës minimale do t’i adresohet institucioneve shtetërore, duke theksuar se shuma e duhur duhet të jetë së paku 600 euro. Sipas tij, kjo është e vetmja mënyrë për të garantuar kushte minimale jetese për punëtorët në sektorin privat.

Kontrolloni gjithashtu

Hysni Gucati

Hysni Gucati: Gucati godet Vetëvendosjen, UÇK-në e kanë në majë të gjuhës, por jo në zemër

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka reaguar ndaj deklaratës …