Krerët e komunës së Skënderajt kanë bërë homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë

Kryetari i Komunës së Skënderajt, z. Fadil Nura, nënkryetari Sami Lushtaku, kryesuesja e Kuvendit Komunal, Adelina Spahiu dhe drejtorët e Ekzekutivit, kanë bërë sot homazhe te varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë të komunës së Drenasit, me rastin e përvjetorit të rënies së Fehmi e Xhevë Lladrovcit, me ç’rast kanë lartësuar sakrificën dhe heroizimin tyre, për lirinë e Kosovës.

Kryetari Nura ka thënë se ata ishin bashkëshortë të pathyeshëm, me besë të lidhur jo vetëm ndaj njeri-tjetrit, por edhe ndaj idealit të përbashkët për atdheun dhe lirinë e tij.

Po sot, janë përkujtuar dëshmorët dhe martirët e fshatrave Tërnac dhe Lubovec, dhe për nder të përvjetorit të rënies së tyre, janë vendosur kurora me lule të freskëta te lapidarët e heronjve.

Në homazhe kanë marrë pjesë edhe deputetja e Parlamentit të Kosovës, Sala Jashari, familjarë, ish-komandantë të UÇK-së, anëtarë të Kuvendit dhe qytetarë.

Lavdi Fehmi e Xhevë Lladrovci!

Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe martirëve të lirisë së Kosovës!

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi i këshillit organizativ për nderë të 17 SHKURTIT, përvjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Sot, në ambientet e Komunës së Rahovecit, nën udhëheqjen e nënkryetarit, z. Betim Zllanoga, është …