leoni

Zjarrfikësit vitias marrin edhe një donacion tjetër të rëndësishëm

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtori për Shërbime, Publike dhe Emergjencë, Basri Aliu kanë vizituar sot Njësinë e Profesionale të Zjarrfikëseve dhe Shpëtimit në Viti, për të parë nga afër një donacion i rëndësishëm që ka arritur për këtë njësi. Donacioni që u sigura nga Vilson dhe Robert Gega përfshinë pajisje dhe inventar të ndryshëm për këtë njësi duke filluar edhe prej pajisjeve të fitnesit, ormanë, veshje speciale për intervenime në raste urgjente, ngrohje të hapësirës, kompresor për mbushjen e bombolave dhe të tjerë

Me këtë rast kryetari Haliti ka falënderuar bashkatdhetarët tanë, Vilson dhe Robert Gega për këtë donacion duke shtuar se ata edhe më parë kanë ndihmuar zjarrfikësit vitias me donacione të rëndësishme. Kryetari Haliti tha se falë donacioneve dhe që kanë marrë zjarrfikësit vitias edhe intervenimet në raste të ndryshme kanë qenë më të lehta. Kryetari Haliti shprehu falënderim të veçant edhe për shtetin Gjerman, vend ky prej se cilët ka ardhur ky donacion. Përndryshe falënderues u shprehen edhe drejtori Basri Aliu dhe komandanti i NJPZSH në Viti, Hetem Jakupi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka vizituar në Prilep biznesin inovativ “Degesolar L.L.C Energy”

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj me bashkëpuntorët e tij kanë vizituar të …