Sot në Gjykatën Speciale në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-eprorit të lartë të UÇK-së dhe FSK-së, Salih Mustafa

Pesë vjet nga arrestimi i Salih Mustafës – dënimi prej 15 vjetësh mbetet në fuqi

Sot shënohen pesë vjet nga arrestimi dhe dërgimi në Hagë i ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa – i njohur me nofkën “Cali”. Mustafa ishte arrestuar më 24 shtator të vitit 2020, si i dyshuar për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë. Procesi ndaj tij ka qenë ndër më të ndjekurit nga opinioni publik. Fillimisht, Gjykata Speciale e kishte dënuar Mustafën me 26 vjet burg. Më pas, Gjykata e Apelit e kishte ulur dënimin në 22 vjet, ndërsa vendimi përfundimtar është 15 vjet burgim. Kohët e fundit, Gjykata Kushtetuese e Hagës ka rrëzuar ankesën e Mustafës, duke lënë kështu në fuqi vendimin për 15 vjet burg. asti i Salih Mustafës ishte i pari që u gjykua në kuadër të gjykaten speciale në Hagë, të krijuara për të trajtuar krimet e supozuara të luftës të kryera nga pjesëtarë të UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu reagon pas kallëzimit penal të Faton Pecit ndaj gazetarit: “Ironia e fatit, apo karma në veprim?”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar pas vendimit të ministrit në …