Diplomacia kosovare në hije në OKB: Asnjë takim me peshë për Osmanin dhe Gërvallën, në kontrast të thellë me Serbinë

Punimet e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, që tradicionalisht shërbejnë si një platformë për diplomaci të nivelit të lartë, këtë vit po e theksojnë më shumë se kurrë kontrastin mes qasjes ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe Kosovës. Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, dhe ministrja e Jashtme në detyrë, Donika Gërvalla-Schwarz, deri më tani nuk kanë realizuar asnjë takim me ndonjë lider botëror të rëndësishëm. Sipas raportimeve të mediave, përfaqësuesit e Kosovës kanë zhvilluar takime me përfaqësues të shteteve si Bahamas, Mikronezia, Hondurasi dhe Islanda — ndërkohë që homologët e tyre serbë po mbajnë takime strategjike me aktorë kyç globalë. Marco Rubio, ku është zyrtarizuar fillimi i Dialogut Strategjik SHBA–Serbi. Në të njëjtën kohë, Kosova mbetet nën pezullimin e këtij dialogu me Shtetet e Bashkuara — një masë që po shihet si sanksion diplomatik i Uashingtonit ndaj qeverisë Kurti, për shkak të qasjes së saj në veri dhe nxitjes së tensioneve. Takimi më i lartë që ka realizuar Presidentja Osmani ka qenë me zyrtarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Brendan Hanrahan — takim i shkurtër, për të cilin u publikua vetëm një fotografi e realizuar në korridor. Kryediplomatja në detyrë Donika Gërvalla-Schwarz, ndërkohë, e dorëhequr nga posti dhe deputete në të njëjtën kohë, ka njoftuar për takime të nivelit të ulët me ministra nga disa vende më të vogla, pa ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në axhendën strategjike të Kosovës. Në një moment kur Kosova ndodhet nën sanksione nga Bashkimi Evropian, ndërsa është sanksionuar politikisht edhe nga SHBA-ja përmes pezullimit të bashkëpunimit të nivelit të lartë, diplomatët më të lartë të vendit duket se po hasin vështirësi serioze për të siguruar vëmendjen ndërkombëtare në skenën globale.

Kontrolloni gjithashtu

Krasniqi për Lladrovcin: Nuk kam hatër mbetje me askënd, PDK është më e madhe se secili individ

Kryetari i dorëhequr i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka komentuar zhvillimet e fundit …