Elisa Spiropali

Elisa Spiropali: Sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por institucionet të tregojnë përgjegjësi

Ministrja Elisa Spiropali ka deklaruar se sanksionet ndaj Kosovës duhet të hiqen, por ka theksuar se institucionet e Kosovës duhet të tregojnë më shumë përgjegjësi dhe vullnet politik për të tejkaluar sfidat aktuale. Në një intervistë televizive, ajo u ndal edhe te siguria në veri të Kosovës, duke e cilësuar sulmin në Banjskë si një akt terrorist që kërkon drejtësi të plotë për autorët.“Për të ardhur keq që institucionet në Kosovë po ngecin. Duhet vullnet politik nga të gjitha palët për të ecur përpara,” tha Spiropali. Ajo kërkoi që sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës të respektohen plotësisht, ndërsa theksoi se roli i UNMIK ka përfunduar sipas qëndrimit të SHBA-së, dhe siguria duhet të garantohet nga KFOR, EULEX dhe autoritetet vendore. Në vijim, Spiropali theksoi rëndësinë e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës: “Çdo fraksion apo moskuptim me SHBA-në është një problem i madh për Kosovën dhe një shqetësim edhe për Tiranën. Shqipëria do të vazhdojë të përdorë zërin e saj të fortë diplomatik për ta mbështetur Kosovën në çdo forum ndërkombëtar,” tha ajo. Spiropali përfundoi duke theksuar se Shqipëria do të angazhohet për të afruar qëndrimet dhe për të kontribuar në kapërcimin e ngërçeve institucionale në Kosovë, në funksion të stabilitetit dhe interesit kombëtar shqiptar.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. …