Time Kadrijaj

Time Kadrijaj: Shpresojmë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të jetë i qartë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se do të respektojnë çdo vendim të Gjykatës Kushtetuese, por sipas saj, në mungesë të një nënkryetari, Kuvendi nuk mund të konsiderohet i konstituuar. “Ne jemi në pritje të shohim cilido të jetë vendimi. Mendoj dhe besoj se do të jetë një vendim i qartë, që do të ofrojë saktësi sesi duhet të veprohet dhe çfarë duhet të bëhet, pasi vendimi i parë i ardhur nga gjykata ka qenë i qartë në fakt, por ka lënë dykuptimësi dhe ka dhënë mundësi LV-së që të mos respektojnë vendimin. Njëjtë ka ndodhur edhe me vendimin e dytë, edhe pse ishte tepër më i qartë dhe tregoi se Dehari kishte shkelur Kushtetutën e Kosovës. Ne çdo herë i kemi respektuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe do ta respektojmë edhe këtë vendim, cilido qofte ai. Nuk mund të prejudikojmë vendimin e gjykatës; ajo do të vendosë nëse Kuvendi është konstituuar apo jo. Mendoj se, meqë nuk janë zgjedhur të gjithë nënkryetarët e Kuvendit, atëherë nuk ka konstituim,” ka deklaruar Kadrijaj.

Kontrolloni gjithashtu

SHBA hap “Dialogun Strategjik” me Serbinë – Vuçiq përfiton, Kosova dhe rajoni në rrezik

Beogradi dhe Uashingtoni kanë paralajmëruar nisjen e një “Dialogu Strategjik” për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe. …