Burim Ramadani, në reagimin e tij ndaj Sveçlës për të shtënat në Ujman, ka thënë se ministri nuk ka verifikim të sigurisë

Burim Ramadani kritikon Kosovën, rritja e trupave të EULEX për zgjedhje

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka reaguar pas njoftimit të EULEX-it për shtimin e trupave për sigurinë e zgjedhjeve lokale, duke vënë në pikëpyetje aftësinë e Kosovës për t’i menaxhuar vetë këto procese dhe duke e konsideruar çdo rritje të EULEX-it si humbje të sovranitetit. “Sa herë rritet EULEX-i, na merret ‘një copë’ sovraniteti. Tash EULEX-i njoftoi se ka rritur sërish trupat policore, përkohësisht për zgjedhjet lokale,” tha Ramadani. Ai i ka bërë disa pyetje kritike autoriteteve: “Pse EULEX-i po rritet për sigurinë e zgjedhjeve lokale? Si u bë që Kosova nuk është e aftë të sigurojë mbarëvajtjen e zgjedhjeve vetë, sidomos në Veri? A e dini që EULEX nuk e njeh shtetin e Kosovës?! Rrjedhimisht, kushdo që flet për sovranitet – përplaseni fytyrës faktin që u fuqizua EULEX-i!” Deklarata e Ramadanit vjen në një kohë kur siguria në zgjedhje dhe roli i trupave ndërkombëtare në Kosovë janë në qendër të debatit publik.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …