Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi dhe nënkryetari, z. Fatmir Iska gjatë ditës së enjtë vizituan kompanitë Dina T- Glass dhe
“Verlind Trans”.
“Kompania “Dina T-Glass” nga Rahoveci, është një ndër kompanitë më të specializuara për prodhimin e xhamit në Kosovë, sipas standardeve evropiane, e cila 50% të prodhimtarisë e eksporton në tregjet e huaja ndërkombëtare.
“Dina T-Glass” është e pajisur me teknologjinë më të sofistikuar prodhuese dhe se punëson mbi 25 punëtorë profesionistë. Së bashku, diskutuam për kushtet e tregut, platformën tonë ambicioze për ekonominë dhe bizneset dhe bashkëpunimin e nevojshëm ndërmjet kompanive private dhe Komunës së Rahovecit, për ngritjen e cilësisë së kushteve të biznesbërjes në komunën tonë.
I dëshirova suksese të reja drejtuesve të kompanisë, familjes Tara dhe stafit, si dhe u zotova se vëmendja institucionale nuk do të mungojë asnjëherë”, thuhet në postimin në facebook të kryetarit Latifi.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
