Elisa Spiropali takon Richard Grenellin në Nju-Jork: Aleanca me SHBA mbetet objektiv strategjik

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë, Elisa Spiropali, zhvilloi një takim me Richard Grenell, Emisar Special i Presidentit Donald Trump për Misionet e Posaçme, në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Në takim, ku morën pjesë edhe presidenti Bajram Begaj dhe ministra të jashtëm nga rajoni, u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin ekonomik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara. Spiropali theksoi se “fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik”. Ajo shtoi se gjatë bisedës u rikonfirmua aleanca e palëkundur e Shqipërisë me SHBA, të cilën e cilësoi si objektivin kryesor strategjik të politikës së jashtme të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Hisen Berisha

Hisen Berisha: Kosova duket si klient i dorës së dytë në OKB, Kurti e Osmani larg nivelit strategjik

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hisen Berisha, ka komentuar vizitën e kryeministrit në detyrë Albin …