U mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa

Në Deçan u mbajt mbledhja e VII-të e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa për vitin 2025.

Të pranishëm ishin të gjithë anëtarët e Komitetit, Drejtoresha për Buxhet dhe Financa, znj. Dafina Cacaj, si dhe përfaqësues të OSBE-së. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj. Në rend dite ishin shtatë pika të rendit të ditës:

Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit të mbledhjes së kaluar;

Shqyrtimi dhe miratimi i Projektbuxhetit 2026–2028;

Njoftimi i Drejtorisë së Arsimit për përgatitjet e vitit shkollor 2025/2026;

Përkrahja e Kuvendit të Komunës së Deçanit për Deklaratën e 19 nëntorit 2024 dhe Komunikatën mbështetëse të 16 korrikut 2025 mbi eliminimin e të gjitha formave të dhunës ndaj grave në politikë dhe jetën publike në Kosovë;

Propozim-vendimi për këmbimin e pronës komunale me pronë private;

Shqyrtimi i kërkesave;

Të ndryshme.

Pika 5, me rekomandim të KPF-së, u largua nga rendi i ditës, pasi kjo legjislaturë nuk ka të drejtë të marrë vendime mbi pronat.

Të gjitha pikat e tjera u diskutuan nga anëtarët e KPF-së dhe u dërguan për miratim në seancën e Asamblesë që do të mbahet më 29.09.2025.

Gjithashtu, me propozim të Komitetit për Politikë dhe Financa, në rend dite u shtua edhe Draft-Rregullorja nr. 01/2025 për Organizimin e Brendshëm dhe Sistematizimin e Vendeve të Punës në Administratën Komunale.

Kontrolloni gjithashtu

Zyra për Barazi Gjinore organizoi një tryezë diskutimi me përfaqësues të institucioneve relevante lokale

Zyra për Barazi Gjinore, në kuadër të aktiviteteve që zhvillohen gjatë 16 Ditëve të Aktivizmit …