Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari, z. Fatmir Iska, në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore të premtën vizituan kompaninë “Sylka” SH.P.K. ku u mirëpritën nga pronari Hysen Sylka.
“Sylka” Sh.P.K. një kompani e themeluar në vitin 1991, që merret me prodhimin e rrjetave metalike, kryesisht rrjetave panel 3D.
Me 14 të punësuar dhe 90% të prodhimtarisë të destinuar për eksport në Bashkimin Evropian, kjo kompani është një shembull suksesi, me përkushtim, punë që nuk ndalet e kualitet konkurues.
Kryetari Latifi gjatë bisedës me pronarin e kësaj kompanie Hysen Sylka, ka diskutuar edhe për ofertën e tij për zgjedhjet locale të 12 tetorit, për mandatin e ri qeverisës, ku ka masa e politika që do të zbatohen për kushte më të mira për afarizëm sa më pozitiv.