leoni

Të shtunën me 27 shtator zbulohet Lapidari i Dëshmorit Ilaz Javori

Komuna e Malishevës përmes një postimi në faqen zyrtare në facebook fton të gjithë të interesuarit që të marrin pjesë në ceremoninë e zbulimit të lapidarit të dëshmorit të kombit, Ilaz Javori, në fshatin Llazicë.

Organizimi është nën përkujdesjen e Kryetarit Ekrem Kastrati, në bashkëpunim me përfaqësues nga familja e dëshmorit Ilaz Javori, dhe zhvillohet në nderim të 27 vjetorit të rënies së tij.

Agjenda:

e shtunë – 27.09.2025 – Ora: 11:00

Vendi: Llazicë, pranë lapidarit të dëshmorit Ilaz Javori

1. Hapja e ceremonisë pranë lapidarit

2. Fjalë rasti nga kryetari i Komunës, z. Ekrem Kastrati, kryetari i Shoqatës së Veteranëve, përfaqësues nga familja/fshati.

3. Zbulimi i lapidarit.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj takon pensionistët e Deçanit

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka takuar të enjtën pensionistët nga kjo …