leoni

Reagim lidhur me standardet e dyfishta të Gjykatës së Hagës dhe padrejtësinë ndaj çlirimtarëve të Kosovës

Ne, qytetarët besojmë në drejtësinë e vërtetë dhe në dinjitetin e luftës çlirimtare të popullit të Kosovës, shprehim indinjatën dhe zemërimin më të thellë për vendimin e fundit të Gjykatës së Hagës për të liruar nga burgu Nebojsha Pavkoviqin – një kriminel lufte i dënuar për mizoritë më të rënda të kryera ndaj popullsisë civile shqiptare gjatë luftës në Kosovë.

Pavkoviq, i cili udhëhoqi operacione ushtarake që lanë pas mijëra viktima, dëbime masive, vrasje e dhunime sistematike, u dënua në vitin 2009 me 22 vjet burgim. Sot, pas vetëm 16 vitesh, ai lirohet me justifikimin e “gjendjes së rënduar shëndetësore” – një vendim i nxitur nga kërkesa direkte dhe publike e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, e cila u pranua pa rezistencë nga Gjykata.

Ky akt i paprecedentë nuk është vetëm lëshim moral dhe ligjor, por dëshmon qartë se drejtësia ndërkombëtare po vihet në shërbim të politikave selektive dhe interesave shtetërore të atyre që ishin autorë të gjenocidit në Kosovë.

Në të njëjtën kohë, çlirimtarët e Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi Rexhep Selimi, vazhdojnë të mbahen në paraburgim që 5 vite rresht, ende pa një aktgjykim përfundimtar, pa të drejtën më minimale për të marrë pjesë në varrimet e prindërve të tyre, të cilët i kanë ndërruar jetë ndërkohë. Kjo nuk është drejtësi – kjo është përndjekje politike, selektive dhe raciste ndaj përfaqësuesve të një lufte çlirimtare legjitime, që u zhvillua në mbrojtje të një populli të përndjekur.

Përballë kësaj padrejtësie flagrante, vihet re me shqetësim të thellë heshtja e turpshme e Qeverisë, e cila nuk ka ngritur asnjë zë diplomatik, asnjë kërkesë zyrtare, e asnjë iniciativë publike në mbështetje të çlirimtarëve shqiptarë, të cilët po mbahen në një proces të zgjatur e të tejzgjatur që shkel çdo standard ndërkombëtar të gjykimit të drejtë dhe të barabartë.

Nëse Serbia, e udhëhequr nga një president që lavdëron publikisht kriminelët e luftës, angazhohet në mbrojtje të tyre me gjithë kapacitetin shtetëror – është e pafalshme që Shqipëria zyrtare të rrijë spektatore përballë vuajtjes dhe padrejtësisë që u bëhet bijve më të mirë të kombit tonë.

Lufta jonë ishte për jetë e për liri, jo për pushtet!
Dhe sot, ata që mbrojtën fëmijët, gratë dhe atdheun, nuk mund të trajtohen si kriminelë ndërkohë që ekzekutorët e popullit tonë lirohen në heshtje.

Gjykata e Hagës po rrëshqet drejt një drejtësie mono-etnike dhe të njëanshme, ku viktimat ndëshkohen dhe agresorët shpërblehen.

Kërkojmë nga institucionet ndërkombëtare dhe të drejtave të njeriut të mos mbyllin sytë ndaj këtij realiteti të hidhur. Kërkojmë nga Qeveria të reagojë me forcën e fjalës dhe diplomacisë ndaj këtij skandali ligjor e moral.

Drejtësia pa barazi është padrejtësi.
Drejtësia selektive është dhunë mbi viktimën.

Emrat e çlirimtarëve tanë janë të skalitur në ndërgjegjen kombëtare. Ata janë të lirë në zemrat tona, edhe pse padrejtësisht janë pas hekurave. RKL

Kontrolloni gjithashtu

Kosova pa zë në botë: Qeveria e Kurtit e fut vendin në ngërç historik

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka ngritur alarmin se zvarritja e ngërçit politik po …