Hykmete Bajrami godet VV-në: Frikacak e mashtrues, ikin nga debatet dhe fshihen pas propagandës

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar me tone të ashpra ndaj Vetëvendosjes, duke i akuzuar për hipokrizi dhe mashtrim publik. Sipas saj, përfaqësuesit e VV-së kërkojnë debate vetëm për fushata elektorale, ndërkohë që pesë vjet me radhë kanë refuzuar ballafaqimin mbi dështimet e tyre në qeverisje. “Janë hipokritë dhe mashtrues. Janë strukur dhe i kanë ikur debateve pesë vjet. Tani, deputetët e Vetëvendosjes që mbajnë kundërligjshëm pozitat e ministrave po bëjnë thirrje për debate, por vetë nuk kanë guxim të dalin përballë”, ka thënë Bajrami. Ajo e ftoi kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministrin Hekuran Murati dhe të tjerët të ballafaqohen hapur për “mafinë energjetike, inflacionin dhe rritjen e çmimeve të energjisë elektrike”. Por sipas Bajramit, VV vazhdon të fshihet pas propagandës, duke shmangur çdo përgjegjësi për keqqeverisjen. “Këta mashtrues, bëjnë thirrje për debate, por vetë nuk janë ballafaquar asnjëherë që pesë vjet në asnjë studio. Ju kam ftuar dhjetëra herë dhe gjithmonë keni ikur”, u shpreh deputetja e LDK-së. Në fund, ajo paralajmëroi se epoka e mashtrimeve të VV-së po i vjen fundi: “Ashtu siç i keni ikur debateve, do të ikni edhe nga keqqeverisja, krimi e korrupsioni. Fundi ju pret edhe në tri komunat që i keni keqqeverisur, por edhe në krye të Qeverisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti përmes Durmishit fushatë në Maqedoninë e Veriut: VLEN-i si zgjatim i Vetëvendosjes

Në Maqedoninë e Veriut, Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, po …