Jock Covey dëshmitari i katërt në mbrojtje të Hashim Thaçit në Hagë

Në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Dhomat e Specializuara në Hagë, dëshmitari i katërt i mbrojtjes do të jetë Jock Covey. Covey ka shërbyer si zëvendës i përfaqësuesit special të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Bernard Kouchner, në periudhën e pasluftës. Ai ka pasur rol kyç në ndërtimin e institucioneve të përkohshme të vetëqeverisjes, forcimin e sundimit të ligjit dhe ruajtjen e paqes në Kosovë. Në dëshminë e tij, Covey pritet të flasë për bashkëpunimin me Hashim Thaçin, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe rrethanat politike e shoqërore të asaj kohe. Para tij, në gjykatë kanë dëshmuar James Rubin, Paul Williams dhe John Duncan.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …