Albin Kurti në përplasje të hapur me SHBA –në

Kriza politike dhe diplomatike mes Qeverisë Kujdestare të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara ka hyrë në fazën më të rëndë që nga paslufta. Suspendimi i Dialogut Strategjik nga Departamenti i Shtetit është lexuar nga shumë analistë si një “ndëshkim i hapur” ndaj Albin Kurtit, i cili, sipas SHBA-së, ka shkelur “vijën e kuqe” me përpjekjet për të penguar pjesëmarrjen e Listës Serbe në zgjedhjet lokale në veri. Deklaratat e ambasadës amerikane dhe zëdhënësve të DASh-it, kanë qenë të qarta: problemi nuk lidhet me Serbinë apo me faktorë të jashtëm, por me sjelljen e qeverisë në Prishtinë. Përpjekjet e Kurtit për ta paraqitur situatën si “përplasje mbi sovranitetin dhe sundimin e ligjit” u demantuan publikisht nga Washingtoni, duke e ekspozuar qeverinë e tij si të izoluar dhe të diskredituar. Në vend të korrigjimit të kursit, vizita elektorale e Kurtit në Washington u shndërrua në një tjetër trampolinë populiste, ku ai akuzoi hapur ShBA-në se po sakrifikon Kosovën për ta larguar Serbinë nga Rusia. Departamenti i Shtetit reagoi me një gjuhë të pazakontë, duke e quajtur këtë interpretim “tërësisht të pasaktë dhe përpjekje për të ikur nga përgjegjësia”. Sot, më shumë se kurrë, Kosova rrezikon të mbetet e vetmuar, pa përkrahjen e partnerit historik. Në vend të forcimit të lidhjes me SHBA-në, qasja e Kurtit po shndërrohet në një burim turpi kombëtar e rreziku strategjik.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …