Deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, ka deklaruar se përfundimisht i ka ndarë rrugët me kryeministrin, Albin Kurti

Haki Abazi kritikon Albin Kurtin: “3D – Deformim, Demagogji, Degradim” në marrëdhëniet me SHBA-në

Ish-deputeti, Haki Abazi, ka dhënë një vlerësim kritik për mënyrën se si Albin Kurti po menaxhon marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke e përshkruar si një “trimensionalitet” negativ: Deformim, Demagogji, Degradim. Abazi theksoi kundërthëniet e brendshme në pretendimet e Kurtit, sipas të cilit problemi ekziston vetëm në diplomaci, por jo në fushat e zhvillimit dhe mbrojtjes: “3D – Deformim, Demagogji, Degradim. Kështu duket linja e vërtetë e Kurtit me SHBA. Se sa naive do të ishte nëse dikush do të besonte realisht në këtë 3D është e paimagjinueshme. Ky do të ishte një pretendim iluzor se Qeveria e Kosovës mund të përcaktojë me kënd ka marrëdhënie të mira apo jo brenda administratës së SHBA-së ose cilitdo shtet tjetër.” Abazi vazhdoi duke bërë një krahasim ironik: të mendosh se mospajtimet ekzistojnë vetëm në diplomaci, por jo në mbrojtje dhe zhvillim, do të ishte si të mos flisje me zotin e shtëpisë, por të diskutonit me një nga fëmijët e tij.  “Do të ishte naive të besonte dikush se Departamenti i Mbrojtjes dhe ai i Thesarit nuk janë në linjë me Departamentin e Shtetit, që është institucioni vulë i të gjitha vendimeve dhe veprimeve.”

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …