Serbia dhe Spanja bojkotojnë konferencën e OSBE-së për shkak të Kosovës

OSBE-ja: Vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen dhe zbatohen plotësisht

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka reaguar pas zhvillimeve të fundit rreth moskonstituimit të Kuvendit, duke theksuar se vendimet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese dhe duhet të zbatohen plotësisht. Në komunikatën e publikuar, OSBE-ja rikujtoi se pavarësia e gjyqësorit është gurthemel i çdo shoqërie demokratike dhe paralajmëroi kundër përpjekjeve për politizimin e punës së Gjykatës Kushtetuese. “Misioni vëren me shqetësim deklaratat e fundit publike dhe iniciativat që, drejtpërdrejt apo tërthorazi, synojnë të sfidojnë ose diskreditojnë autoritetin e Gjykatës Kushtetuese. Përpjekjet për të politizuar punën e Gjykatës dhe të sistemit gjyqësor në përgjithësi e dëmtojnë besimin e publikut në institucionet e Kosovës, e gërryejnë sundimin e ligjit dhe mund të vënë në pikëpyetje zhvillimin demokratik të vendit”, thuhet në reagim. OSBE-ja ka theksuar se institucionet dhe përfaqësuesit politikë mbajnë përgjegjësi të drejtpërdrejtë për respektimin e autoritetit të Gjykatës Kushtetuese, duke forcuar besimin qytetar në kornizën ligjore dhe sistemin e drejtësisë. “Misioni u bën thirrje të gjithë akterëve politikë që të mbështesin konstituimin e Kuvendit në përputhje me kornizën ligjore dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë ngushtë me Kuvendin dhe me deputetët e tij, pasi ai të jetë konstituuar plotësisht”, përfundon reagimi i OSBE-së.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasada Amerikane në Kosovë kufizon shërbimet pas mbylljes së qeverisë federale në SHBA

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka njoftuar se, për shkak të mbylljes së …