Blerta Deliu-Kodra: Masat e paralajmëruara të Bashkimit Evropian nuk përbëjnë lajm të mirë për Kosovën

Blerta Deliu-Kodra: PDK-ja nuk e voton Simiqin për nënkryetar të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, tha se vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka bërë të qartë se Kuvendi nuk mund të konstituohet me shkelje të Kushtetutës dhe të rregullores së punës. E pyetur nëse PDK do të mbështesë ndonjë kandidat të Listës Serbe për nënkryetar të Kuvendit, ajo u shpreh prerazi se partia nuk do të japë votë për deputetin Sllavko Simiq. Megjithatë, nuk bëri të ditur nëse i njëjti qëndrim vlen edhe për ndonjë kandidat tjetër të këtij subjekti politik. “E kemi thënë vazhdimisht se mënyra si është proceduar me zgjedhjen e nënkryetarëve nga pakicat ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën. Edhe Gjykata Kushtetuese e konfirmoi këtë. Kushtetuta dhe rregullorja e Kuvendit janë të qarta: nënkryetarët duhet të votohen në pako, jo ndaras. PDK-ja do të respektojë rendin kushtetues dhe nuk do të japë votë për Simiqin. Siç ka thënë edhe kryetari Krasniqi, nuk ka votë as për Kusarin, as për Simiqin,” deklaroi Deliu. Ajo shtoi se PDK-ja do të marrë pjesë në çdo seancë të thirrur, duke vepruar “në harmoni të plotë me Kushtetutën dhe rregullat e shtetit të Kosovës”, ndërsa çdo tentim për devijim nga ky rend, sipas saj, përbën “cenim të shtetit”.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor …