Ejup Maqedonci priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani. Gjatë këtij takimi, ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e pakursyer që gjeneralmajor Barduani ka ofruar gjatë një viti në krye të misionit paqeruajtës në Kosovë. Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës vlerësojnë lart profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e komandantit të KFOR-it në ruajtjen e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në vend, duke shtuar se ky bashkëpunim ka qenë thelbësor për forcimin e partneritetit ndërmjet institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe misionit të NATO-s. Nga ana e tij, gjeneralmajor Barduani shprehu vlerësimin për përkushtimin dhe gatishmërinë e institucioneve të sigurisë së Kosovës për të bashkëpunuar me KFOR-in, duke ritheksuar rolin e përbashkët në mbrojtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Hagë kanë nisur deklaratat përfundimtare në rastin ndaj Thaçit dhe katër të akuzuarve për administrimin e drejtësisë

Në Hagë, sot ka nisur faza e deklaratave përfundimtare në rastin ku ish-presidenti i Kosovës, …