Covey në Hagë: Thaçi, i ri dhe ambicioz – përpiqej të afirmohej si lider i UÇK-së

Në seancën e sotme në gjykatën speciale në Hagë ka dëshmuar Jock Covey, ish-zëvendësi i Bernard Kouchner në Kosovë. Ai është ndalur në rolin e Hashim Thaçit në periudhën pasluftës, duke e përshkruar si një figurë të re, pa shumë përvojë, por me ambicie të theksuara për t’u bërë i suksesshëm. Sipas Covey, Thaçi nuk ka qenë pjesëmarrës i rëndësishëm në bisedimet mes KFOR-it dhe përfaqësuesve të UÇK-së, por ka treguar vazhdimisht gatishmëri për të shprehur mbështetje të fortë ndaj strukturave udhëheqëse të saj. “Thaçi ishte i ri, pa eksperiencë në situata të tilla, përpiqej të pozicionohej. Kishte raporte se mbante municione në male, por nuk kam parë prova që kjo të ketë qenë e rregullt. Ishte ambicioz, sepse synonte të arrinte diku”, u shpreh Covey. Ai shtoi se këto vlerësime nuk ndryshojnë perceptimin që ai dhe bashkëpunëtorët e tij kishin për UÇK-në, dhe as nuk bien ndesh me atë që tashmë dihet publikisht për periudhën e pasluftës në Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

Adri Nurellari: Jo mburrje, por mburojë, për glorifikimin e UÇK-së

Opinionisti Adri Nurellari ka folur për procesin gjyqësor në Hagë, që ka ringjallur debatet për …