Pothuajse 42,000 palestinezë në Rripin e Gazës kanë pësuar lëndime që ua ndryshojnë jetën, një e katërta prej tyre fëmijë, tha përfaqësuesi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë për territorin e pushtuar palestinez, Rik Peeperkorn. Gjatë një informimi në OKB, Peeperkorn deklaroi se numri i përgjithshëm i të plagosurve në Gaza që nga tetori i vitit 2023 ka arritur në rreth 167,000. Ai bëri të ditur se mbi 5,000 palestinezë kanë pësuar amputime, ndërsa janë regjistruar mbi 22,000 lëndime në gjymtyrë, më shumë se 2,000 dëmtime të palcës kurrizore dhe 1,300 lëndime të trurit. Sipas tij, sistemi shëndetësor i Gazës është në gjendje kritike, me vetëm 14 nga 36 spitalet që vazhdojnë të jenë funksionale në mënyrë minimale. Më shumë se 90% e stafit mjekësor të spitalit al-Shifa është detyruar të largohet për shkak të ofensivës izraelite. “Me vështirësi mund ta quash repart traumash,” tha Peeperkorn, duke shtuar se OBSH po përballet edhe me mungesa të rënda të materialeve bazike, përfshirë garza dhe pajisje për transfuzione gjaku. Shumë nga hyrjet në Gaza janë të mbyllura, duke e bërë edhe më të pamundur futjen e ndihmave.

Palestinians inspect the damage following an Israeli airstrike on the El-Remal aera in Gaza City on October 9, 2023. Israel continued to battle Hamas fighters on October 10 and massed tens of thousands of troops and heavy armour around the Gaza Strip after vowing a massive blow over the Palestinian militants' surprise attack. Photo by Naaman Omar apaimages