KFOR shënon tranzicionin e komandës: Flamuri i KFOR-it XXX ngrihet në Prishtinë

Në selinë e KFOR-it në Kampin Film City, Prishtinë, u mbajt ceremonia simbolike e inaugurimit të stemës dhe ngritjes së flamurit të KFOR-it XXX, duke shënuar vazhdimësinë e misionit të udhëhequr nga NATO në Kosovë. Ngjarja u zhvillua në sheshin “Sir Michael Jackson” – të emërtuar së fundi në nder të komandantit të parë të KFOR-it – në prag të ceremonisë zyrtare të dorëzimit të komandës. Në këtë ceremoni morën pjesë komandanti në largim, Gjeneralmajor Enrico Barduani, dhe komandanti i ri, Gjeneralmajor Özkan Ulutaş. Kjo traditë shumëvjeçare simbolizon një tranzicion të qetë dhe të organizuar, duke reflektuar përkushtimin e komandantëve dhe vazhdimësinë e angazhimit të KFOR-it për sigurinë dhe stabilitetin afatgjatë në Kosovë. KFOR vazhdon misionin e tij të bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të garantuar një ambient të sigurt dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët e Kosovës. Në përmbushjen e këtij mandati, KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX), duke respektuar rolet dhe përgjegjësitë e secilit institucion të sigurisë.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Organizatat e dyshimta minojnë vëzhgimin zgjedhor, KQZ duhet të tregojë kujdes

Në mbledhjen e së mërkurës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diskutoi për numrin e vëzhguesve që …