leoni

Ade Clewlow: Kosova nuk e përballon humbjen e aleatëve – Qeveria Kurti duhet të rivendosë besimin me SHBA-në

Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, ka paralajmëruar se Kosova nuk mund të lejojë të humbasë mbështetjen e miqve dhe aleatëve të saj më të besueshëm, duke theksuar se rikthimi i dialogut strategjik me SHBA-në është jetik për të ardhmen e vendit. Clewlow nënvizoi se bashkëpunimi i ngushtë me partnerët ndërkombëtarë që mbështesin aspiratat e Kosovës nuk është thjesht një zgjedhje politike, por një domosdoshmëri ekzistenciale. “Kosovës i duhen miq në komunitetin ndërkombëtar dhe rivendosja e marrëdhënieve të ngushta me aleatët kyç është thelbësore për një të ardhme të begatë. Bashkëpunimi me ata aleatë nuk është një opsion, është domosdoshmëri,” tha ai. Sipas tij, sfida kryesore mbetet balancimi i prioriteteve kombëtare me mbështetjen ndërkombëtare. Megjithatë, ai paralajmëroi se Kosova nuk mund të përballojë izolimin apo largimin e partnerëve të saj më të besuar. “Kosovës i duhen ‘kampionë’ nga brenda Evropës dhe komuniteti më i gjerë ndërkombëtar; nuk mund të përballojë të humbasë miqtë dhe aleatët e saj,” përfundoi Clewlow.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Organizatat e dyshimta minojnë vëzhgimin zgjedhor, KQZ duhet të tregojë kujdes

Në mbledhjen e së mërkurës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, diskutoi për numrin e vëzhguesve që …